Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollt të Kosovës në takimin e fundit ka vendosur që Superliga e Kosovës, në sezonin e ardhshëm t’i numërojë 10 skuadra dhe sezoni 2020/21 të zhvillohet me sistem të katërfishtë.

“KE shqyrtoi edhe njëherë formatin e garave për edicionin e ri 2020/2021 dhe mori vendim që Superliga të ketë 10 skuadra me sistem të katërfishtë, ku nga liga do të largohen dy skuadrat e fundit në tabelë dhe anëtarë të rinj bëhen dy skuadrat kampione të grupeve në Ligën e Parë. Në fakt, Liga e Parë do të ndahet në dy grupe me nga 10 skuadra, ndërsa nga liga largohen tri skuadrat e fundit në secilin grup. Ndërsa, nga Liga e dytë kampioni dhe nënkampioni ngjiten në Ligën e parë, ndërsa nga liga largohen 4 skuadrat e fundit. Po ashtu, nga Liga e Tretë në një rang më lart ngjiten kampionët e të dyja grupeve”, thuhet në komunikatën e FFK-së.

Shpërndaj me

Loading...