fbpx

Tamara Kotevska, një prej regjisoreve të dokumentarit “Toka e mjaltë”, në konferencën e sotme për media, tha se asesi ata nuk ndjehen humbës dhe se vetë rruga deri te çmimet Oscars është fitore e madhe.

“Mendoj se duhet të thuhet se nuk duhet në asnjë rast të vendoset në konotacionin e humbjes. Nuk po e them këtë në emrin tonë, si autor, pra ne aspak nuk ndjehemi humbës. Por shumë është për të ardhur keq dhe është turp, nëse transmetohet në media në mënyrë të tillë, sepse ajo është shumë demotivuese për njerëzit, dhe është plotësisht gabim. Çmimet Oscar janë një formalitet, në fund të fundit, rruga që të sjell deri te ajo, dhe njerëzi nga e gjithë bota që e kanë parë këtë film janë imazhi i vërtetë i asaj se sa është i suksesshëm”, tha Kotevska.

Ajo potencoi se te publiku i Maqedonisë duhet të ngelet shpresa se çdo individ mund të arrijë dhe të bëjë diçka më tepër.

“Kurse vetë filmi ka dhënë një show që para së gjithash është për publikun amerikan, kështu që duhet pak konteksti i mediumeve të ndryshohet, sepse nuk bisedohet për ne, se a do të vendosemi ne në konotacionin e fituesve, por bisedohet për një përgjegjësi që e kemi para gjithë publikut të Maqedonisë dhe një motivim që duhet të vazhdojë te njerëzit, sidomos te ne, ku e dijmë se sa lehtë njerëzit demotivohen për gjithçka. Mendoj se tani është shumë e nevojshme që të ngelet hareja dhe shpresa se mund gjithkush të bëjë diçka më tepër”, tha Kotevska.

Shpërndaj me

Loading...