fbpx

Pandemia e koronavirusit të ri paraqet një mundësi për vendet europiane që të punojnë më ngushtë dhe të jenë më bashkëpunues me njëri-tjetrin, tha sot ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

“Ne pamë që kjo pandemi na çoi në skajet e aftësisë sonë kombëtare për të vepruar”, tha Kramp-Karrenbauer në një seminar virtual, i organizuar nga Instituti danez për Studimet Ndërkombëtare (DIIS).

“Nga këndvështrimi im, ky është një udhëkryq. COVID-19 na jep një mundësi për t’u afruar sërish me njëri-tjetrin”, shtoi ajo.

Kramp-Karrenbauer u ftua nga instituti, me qendër në Kopenhagë, dy ditë pasi Gjermania mori presidencën e radhës së Bashkimit Europian.

Shpërndaj me

Loading...