fbpx

Robin Haxhi Krasniqi ka arritur të nokautojë në raundin e tretë Dominic Bosel, kampionin e IBO dhe WBA. Kështu Krasniqi mori titullin kampion bote. Kujtojmë se kjo ishte hera e tretë që Krasniqi ndeshej për titullin kampion bote.


Boksieri kosovar, Robin Haxhi Krasniqi, sonte do të përballet për herë të tretë për titullin e kampionit të botës.

Kësaj radhe ai do të ndeshet me gjermanin Dominic Boesel.

Kujtojmë se Boesel është kampion aktual i botës në WBA dhe IBO.

Sipas mediave në Gjermani, kjo ndeshje për Robinin nuk ka të bëjë vetëm më titullin e botës, por edhe me të ardhmen e tij si boksier.

Shpërndaj me

Loading...