fbpx

Sulmuesi portugez, Kristiano Ronaldo ka arritur një tjetër rekord, pasi ka kaluar në listën e golashënuesve më të mirë të histories edhe Gerd Milerin. Gjermani ka shënuar 735 gola në karrierën e tij, ndërsa sulmuesi i Juventusit tani e sheh veten në kuotën e 737 golave. Shifër e çmendur që CR7 e ka arritur me 1029 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet zyrtare. Ylli i futbollit botëror ndodhet në vendin e 5-të dhe rrezikon të kalojë dhe Ferenc Pushkashin që ka 746 gola. Ronaldo është vetëm 9 gola larg legjendës së futbollit. Një shifër që pritet të thyhet brenda këtij sezoni duke ditur se portugezi do të luajë në Seria A, Kupën e Italisë, Ligën e Kampionëve dhe ka para edhe “Euro2020”. Pele me 767 dhe Romario me 772 duken larg, ndërsa vendi i parë i mbajtur nga Bican me 805 gola.

Shpërndaj me

Loading...