fbpx

VMRO – DPMNE- ja opozitare ka drejtuar akuza në adresë të LSDM-së dhe ish kryeministrit Zaev për siç thotë kaosin e shkaktuar në sferën e arsimit. Sipas VMRO-s, në prag të fillimit të vitit të ri shkollor qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaev janë të paaftë për të hartuar një strategji konkrete për mënyrën e realizimit të procesit mësimor. VMRO-DPMNE-ja ofron një zgjidhje në 10 pika për vitin e ardhshëm shkollor në rast se gjendja me virusin korona do të vazhdoj me këtë ritëm. Ndër të tjera VMRO-DPME kërkon që ora me prezencë fizike të nxënësve të zgjasë 20 minuta dhe nxënësit të ndahen në grupe, shkollat të mund të punojnë në tre ndërrime, një mësues të mbaj mësim vetëm në një klasë si dhe të sigurohet kompjuter dhe internet për çdo klasë.

Nga Ministria e Arsimit kanë reaguar duke shtuar se zgjidhja në 10 pika e VMRO-DPMNE-së është kopje e strategjisë tashmë të përpiluar nga Ministria e Arsimit e cila i është dorëzuar dhe për momentin shqyrtohet në Komisionin për sëmundje infektive.

“Më gëzon fakti që përfundimisht VMRO-DPMNE po e pranon dhe e mbështet modelin dhe strategjinë tonë për fillimin me punë të shkollave me prezencë fizike, ndarje në grupe të paraleleve dhe orë të shkurtuara. Kjo nënkupton se ne jemi në rrugë të drejtë me zgjidhjen që ofron Ministria e Arsimit, dhe sëshpejti do të prezentohet para opinionit dhe do ti dorëzohet vetqeverisjes locale dhe shkollave”- deklaroi Elizabeta Naumovska, zv minister e Arsimit.

Vendimi përfundimtar se si do të fillojë viti i ri shkollor 2020-21 do të bëhet i ditur më së voni deri më 10 gusht.

Melihate Rustemi

Shpërndaj me

Loading...