Cristiano Ronaldo, pavarësisht bamirësive dhe veprimeve të mira, ka qenë shpeshherë në lupën e kritikëve.

Është ish Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli i cili shprehet i pakënaqur me sjelljen e yllit portugez në këtë kohë karantinimi pas përhapjes së COVID-19 në të gjithë botën.

Ai ka postuar foto të tij pranë pishinës, gjest që duket se ka shkaktuar shumë polemika në këto kohë trazirash.

Gigli shprehet për mediat italiane se Ronaldo do të shkonte në Madrid pasi mamaja e tij ishte sëmurë.

“Ai më tha që e kishte të ëmën në gjendje të keqe shëndetësore, e tani poston foto nga pishina” – tha Gigli.

Ronaldo u lejua që të largohej për në Portugali pasi një prej lojtarëve të Juventusit, Rugani doli pozitiv me koronavirus.

Më pas i gjithë ekipi u lejua që të izolohen. Edhe një tjetër lojtar i Juventusit ka rezultuar pozitiv në ditët e fundit. Bëhet fjalë për Paulo Dybalan i cili njoftoi vetë përmes një postimi në Twitter.

Ylli portugez i ka dhuruar 1 milion euro qeverisë portugeze në që të përballojë krizën e koronavirusit.

Shpërndaj me

Loading...