Tifozi i mirënjohur në botë, spanjolli Manollo, është i detyruar që të shet daullen e tij që të mbijetojë në kohën e krizës, shkak i pandemisë “Covid 19”. Spanjolli nuk arrin të përballojë krizën financiare që ka kapluar edhe Spanjën.

“Në rast se nuk marë ndihmë financiare, atëherë do të duhet të shes edhe daullen time të preferuar. Pensionin që marë nuk është i mjaftueshëm që të mbijetojë, ndërsa kafeneja ime, për shkak të krizës së pandemisë “Covid 19”, nuk punon fare,” ka deklaruar Manollo.

Spanjolli i mirënjohur në mesin e tifozerisë, në vitin 2009 ishte në Maqedoni, si pjesë e përballjes miqësore me Spanjën (për 100 vjetorin e themelimit të futbollit në Maqedoni), e cila u mbyll me fitore të mysafirëve me 2-3 edhe pse Maqedonia kishte epërsi 2-0.

Shpërndaj me

Loading...