Pandemia “Covid 19” përpos faktit që morri jetën e rreth 350 mijë njerëzve në botë, solli një goditje të madhe ekonomike dhe financiare botës së futbollit. Edhe skuadrat gjigande janë vënë në sprovë që të gjejnë mënyrën se si tejkalojnë humbjet e mëdha.

Skuadra e Totenhamit, që merr të ardhura nga shitja e biletave dhe sponsorizimeve të ndryshme, këto ditë ka marë kredi në vlerë prej 195 mln euro që të mbulojë harxhimet për shkak të pandemisë “Covid 19”. Mediat britanike shkruajnë se humbjet e klubit deri në këtë muaj kanë shkuar në 222 milion euro, andaj me një kredi afatgjatë do të mbulohet salldo negative, por e përballueshme për skuadrën londineze.

Përpos humbjes të të ardhurave nga biletat, Totenhami ka humbur financat e tjera nga huazimi i stadiumit supermodern për koncerte të ndryshme ose ndeshje të regbit, ose futbollit amerikan, që pritej të mbushnin arkat e skuadrës londineze.

Shpërndaj me

Loading...