fbpx

Kryeministri Oliver Spasovski vlerëson se bankat për momentin kanë hapësirë për uljen e normave të interesit për kreditë. Në intervistë për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat M, Spasovski tha se në kushte krize çdokush duhet të japë diçka, ndërsa shteti të krijojë kushte përmes sistemit bankarë t’u ndihmojë qytetarëve, por pa u çrregulluar puna e bankave.

Nëse bankat vlerësojnë se duhet t’u mbahen vetëm parimeve të veta të punës dhe ta shohin vetëm përfitimin e tyre jashtë interesit të shtetit dhe qytetarëve në këto rrethana të jashtëzakonshme, atëherë do na detyrojnë të miratojmë dekrete me fuqi ligji që do e definojnë gjithë këtë”-tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Nga Asociacioni i bankave të Maqedonisë nuk deshën ta komentojnë deklaratën e kryeministrit Spasovski se ka hapësirë që bankat t’i ulin kamatat për kreditë që i paguajnë qytetarët në këtë kohë krize. Shkurt, në bisedë telefonike vetëm na thanë se bëhet fjalë për çështje komplekse, dhe prandaj në momente të këtilla nuk duhet të japin deklarata njerëz që nuk e kuptojnë këtë problematikë.

Për Magazinën Ekonomike, bankieri Gligor Bishev apeloi çdokush që ka mundësi të vazhdojë me pagesat e rregullta të detyrimeve ndaj bankave të mos e vonojë këtë detyrim. Atyre që do u ngrihet kthimi i kësteve të kredive deri në 30 shator do tu llogaritet kamatë për këto muaj dhe kjo shumë do u llogaritet në borxhin e përgjithshëm të qytetarëve, pas çka do të bëhet plan i ri i amortizimit. Bankat nuk do llogaritin kamata në kamatën e kapitalizuar. Sipas përllogaritjeve, pas gjashtë muajve shuma mujore që duhet të kthehet do rritet për 2 deri 4 euro varësisht nga kredia që kanë marrë nga bankat, gjegjësisht nga niveli i kamatës në këto gjashtë muaj. Qytetarët do munden t’i shtyjnë kreditë më së voni deri në 30 shtator, ndërsa biznesi këtë masë do ketë opsion ta shtyjë për më shumë se një vit.

 

Ile Petreski

Shpërndaj me

Loading...