fbpx

Një tarracë verore ku vizitorët mund të relaksohen 57 metra mbi tokë, të dëgjojnë muzike e të kërcejnë, ndërsa shijojnë pamjet mbresëlënëse të Parisit. Kjo është ajo që do të ofrojë gjatë sezonit të verës, atraksioni më i famshëm i Francës, kulla Eiffel. Tarraca dhe bari në ambient të hapur do të presin vizitorë deri në 28 gusht. Festa e parë u zhvillua ditë më parë. E mbyllur në muajin mars për shkak të pandemisë së koronavirusit, monumenti rihapi dyert për publikun në 25 qershor. Edhe pse të gjithë vizitorëve u kërkohet të mbajnë maskë e të ruajnë distancën e sigurisë, pak prej tyre e mbuluan fytyrën, teksa kërcenin apo bisedonin me miqtë gjatë festës në ambient të hapur. Kulla Eiffel pret zakonisht rreth 7 milionë vizitorë çdo vit, 75 për qind prej të cilëve janë turistë të huaj.

Shpërndaj me

Loading...