fbpx

Tre skuadrat që përfaqësojnë Maqedoninë në Ligën Evropa, FC Shkupi, Renova dhe Shkëndija, kanë mësuar kundërshtarët e mundshëm në kaudër të raundit ët parë eliminatore të Ligës Evropa.

Vetëm Shkëndija është bartëse, ndërsa Renova dhe FC Shkupi janë në vazon e skuadrave jobartëse. Skuadra tetovare mund të përballet me Noa (Armeni), Sumgait (Azarbejxhan), Petroklub (Moldavi) dhe Lokomotiv Tbilisi (Gjeorgji).

Renova mund të sfidojë Makabi Haifa (Izrael), Apollon (Qipro), Alashkert (Armeni).

Ndërkohë kundërshtarët e mundshëm për FC Shkupin janë: Keshlla (Azarbejxhan) Naftçi Baku (Azarbejxhan) dhe Hapoell Ber Sheva (Izrael).

Hedhja e shortit do të zhvillohet të hënën (10 gusht) në orën 13.00.

Shpërndaj me

Loading...