Sezoni i ri në Kupën e Maqedonisë së Veriut, do të nis 23 shtator. Për dallim nga vitetet e tjera, gara e Kupës do të nis më vonë pas orarit të ngjeshur në muajin shtator dhe tetor në Ligën e Parë, por edhe të sfidave të përfaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombëve.

Sfidat e para të Kupës së Maqedonisë do të nisin nga faza e 1/16 e finales, ku do të rreshtohen 32 skuadra. Vitin e kaluar për shkak të pandemisë u pezullua gara në këtë kompeticion, ndërsa fitues i fundit I Kupës së Maqedonisë është Akademia Pandev.

Shpërndaj me

Loading...