Një ditë pasi Federata e Futbollit të Maqedonisë, paralajmëroi rikthimin e futbollit me leje të Institutit për Shëndet Publik, futbollistët e Shkëndijës nisën aktivitetet e para në hapsirat e klubit, fillimisht me testime mjekësore dhe ato fizike.

Duke qenë se futbollistët kishin hyrë në muajin e tretë të pauzës kampionale dhe gjendjen e tyre fizike janë munduar ta mbajnë përmes stërvitjeve individuale, restarti paralelel me ekzaminimet mjekësore detyrimisht ka imponuar testime fizike për vlerësim të gjendjes së tyre momentale.

Dhe duke respektuar protokolin e përgatitur nga FFM dhe Instituti për Shëndet Publik, ditëve në vijim do të vazhdohet me përshtatjen e seancave stërvitore të ndarë në grupe më të vogla, duke kaluar gradualisht në punë grupore, si parapërgatitje për vazhdimin e sezonit, që mendohet të ristartojë ndërmjet datave 14 dhe 21 qershor.

Shpërndaj me

Loading...