fbpx

Kapiteni i Real Madridit, Serhio Ramos, do të jetë mungesa më e madhe e Real Madridit në sfidën ndaj Mançester Sitit. Mbrojtësi madrilen, u ndëshkua me karton të kuq në terrenin vendas dhe do të mungojë në transfertën në Mançester. Ky është një lajm i keq për Zidanin dhe tifozët e skuadrës madrilène, që luan mjaft keq në mungesë të kapitenit. Në 6 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve, Reali ka shënuar vetëm njëherë fitore, duke regjistruar edhe 5 disfata.

Për shkak të lëndimeve, sakcioneve dhe vendimet e trajnerit, Ramos ka munguar në 30 ndeshje për Realin në Ligën e Kampionëve. Sfida mes Realit dhe Mançester Sitit do të zhvillohet gjatë ditës së premte, kur do të mësohet udhëtari për në çerekfinale.

Shpërndaj me

Loading...