fbpx

Një kurorë mbretërore, plastike, e mbajtur dikur nga reperi Notorious BIG, u shit në ankand për rreth 600 mijë dollarë. E veçanta e saj ishte se reperi, kishte realizuar një foto me të vetëm tri ditë para se të qëllohej për vdekje në vitin 1997. Që prej asaj kohe, autori i asaj fotografie, Barron Claiborne, e ka mbajtur kurorën dhe ajo u nxor në ankand nga Sotheby. Edhe pse vlera fillestare ishte 2-3 mijë dollarë, në fund ajo u shit për 594 mijë dollarë. Notorious BIG konsiderohet si një ndër reperët më të mirë të të gjitha kohërave. Në vitet 1990 ai u përfshi në konflikt të vazhdueshëm me një tjetër reper të madh, Tupac Shakur. Pas vrasjes së këtij të fundit në Las Vegas, në shtator 1996, dhe spekulimeve se BIG ishte i përfshirë, Wallace u ekzekutua në mars 1997 në Los Anxhelos.

Shpërndaj me

Loading...