fbpx

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka akuzuar ministrin e shkarkuar Agim Veliu dhe kryetarin e LDK-së Isa Mustafa se kanë kundërshtuar vazhdimin e dialogut ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni, para se Kuvendi të shkonte më herët në pauzë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvemd ku po diskutohet mocioni i mosbesimit për Qeverinë që ai drejton, Kurti ka thënë se vendimmarrja e LDK-së nuk është në Prishtinë, por në Bradash dhe Prapashticë, duke aluduar në vendlindjen e Agim Veliut dhe Isa Mustafës.

“Më lejoni ta falënderoj Anton Qunin i cili e shtriu dorën e dialogut dhe ato tri elemente që kanë qenë si kushte në fakt janë si kushte në fakt janë çështje të dialogut, por më vjen keq që kjo dorë e dialogut u pre me ‘shpatën e gjatë’ prej Bradas hit. Dhe duhet t’ju them se kjo është vështirësia ime si kryetar i VV-së në këtë qeveri, që vendimmarrja e partnerit tim LDK-së, nuk është në Prishtinë, pasi që është nxjerr jashtë Prishtine – është në Prapashticë dhe Bradash”,ka thënë Kurti

Shpërndaj me

Loading...