fbpx

Institucionet nuk po i kushtojnë vëmendje të mjaftueshme riadmisimit të qytetarëve që janë kthyer në vend pas emigrimit në ndonjë nga shtetet e Bashkimit Evropian, u tha sot në  debatin publik në Komisionin Anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarëve. Malinka Ristevska-Jordanova, nga Instituti për Politikë Evropiane tha se të kthyerit përballen me vështirësi pothuajse në çdo sferë të jetës, në arsim, rreth vendbanimit, ndihmës sociale, punësimit dhe jo vetëm. Ajo shton se mundësitë për punësim dhe për qasje tek shërbimet, të kthyerit i shohin tek përkatësia politike dhe për sa kohë nuk i takojnë një partie politikë ata konsiderojnë se shumë me vështirësi i ushtrojnë të drejtat e tyre. Më shumë  vështirësi për t’u përshtatur, shton ajo, kanë ata personat që kanë qëndruar për një kohë më të gjatë jashtë vendit. Madje, thotë, se me t’u kthyer në vend kontaktin e parë e kanë me policinë, dhe për ta kjo e bën kthimin në vendlindje stresues.

Ndërsa një nga arsyet kthimit ata përmendin frikën se mos ju marrin pasaportat.20:32 Kthimi në vendlindje u shoqërohet me stres, veçanërisht tek ata që për një kohë më të gjatë kanë qëndruar jashtë. Zakonisht intervista bën vetëm policia dhe femrat shpesh gjatë intervistave për analizat që kemi bërë kanë theksuar se kjo është stresuese posaçërisht për fëmijët.  Arsimi shpesh përmendet si një nga problemet kryesore”-tha Malinka Ristevska-Jordanova, Instituti për Politikë Evropiane.

Rreth 70% e të kthyerve janë romë u tha sot gjatë debatit publik. Deputeti Samka Ibraimovski tha se nuk ka nevojë që të hartohen programe të reja për ri integrimin e të kthyerve, por mjafton që zbatohen ato që tashmë janë përpiluar. Sipas tij romët vdesin të rinj, sepse nuk kanë për të ngrënë.

Edhe 100 herë të plotësojmë, nëse nuk ka vullnet dhe dëshirë që të implementohet të gjitha ato dokumente që kanë të bëjnë me romët, “full stop” thonë anglezët. Unë të them sinqerisht nuk shoh përparim në bashkësinë time. Ende jemi në mënyrë katastrofale të diskriminuar. Zgjidhje sistematike dhe institucionet të ndryshojnë sjelljen e tyre ndaj romëve. Shekulli 21 në Manastir nuk kanë as ujë as energji elektrike.”

Si arsye për largimin e qytetarëve përmendet varfëria dhe diskriminimi në baza etnike dhe politike. Sipas të dhënave të institucioneve nga viti 2015 janë në vend janë kthyer rreth 9 mijë qytetar.

Evi Shkopi

Shpërndaj me

Loading...