Kuvendi sot në seancën e 125-të me 65 vota “për” dhe 23 “kundër” miratoi Buxhetin e vitit 2020, ndërsa me 64 vota “për” dhe 23 “kundër” miratoi Ligjin për zbatimin e Buxhetit të vitit 2020. Buxheti për vitin 2020 është 3.9 miliardë euro, të ardhurat janë parashikuar në 3.6 miliardë euro, shpenzimet në 3.9 miliardë euro, ndërsa deficiti i buxhetit është parashikuar në 2.3 përqind.

Në fokusin e buxhetit për vitin e ardhshëm është kapitali njerëzor, gjegjësisht sistem më i mirë shëndetësor, arsimor dhe social dhe mbështetje e fuqishme për rritjen e sektorit real. Të ardhurat janë projektuar në 222 miliardë dhe 300 milionë denarë (3 miliardë e 615 milionë euro), që paraqet rritje prej 5,6 për qind në krahasim me këtë vit. Tek ana e shpenzimeve të buxhetit është planifikuar rritje prej pesë për qind në krahasim me vitin e kaluar me çka shpenzimet e përgjithshme janë 239 miliardë e 700 milionë denarë, gjegjësisht tre miliardë e 898 milionë euro.

Deficiti buxhetor për vitin 2020 është paraparë në nivel prej 2,3 për qind të BPV-së, që është më i ulët se niveli në vitin 2019 kur ishte 2,5 për qind, në pajtim me Strategjinë fiskale 2020-2022 dhe rekomandimet e organizatave ndërkombëtare. Deficiti është ulur edhe në nivelin absolut për 160 milionë denarë dhe është 17 miliardë e 385 milionë denarë.

Shpërndaj me

Loading...