Një gjë është e sigurt: Kylie Jenner po përjeton periudhën e saj më të vështirë nga ana profesionale.

Jo vetëm që tani humbi statusin e miliarderes, por ajo po përballet me largimin e stafit të “Kylie Cosmetics”.

“Daily Mail” njofton se drejtori i përgjithshëm i “Kylie Cosmetics” dhe “Kylie Skin” është larguar nga roli i tij gjashtë muaj pasi u emërua, megjithëse ai kurrë nuk mori zyrtarisht titullin.

Christoph Honnefelder ishte emëruar në rolin drejtuesit si CEO i ardhshëm i kompanisë së Kylie Jenner në janar të këtij viti, por tani është larguar për ‘arsye personale’.

“Forbes”, e kishte shpallur 22-vjeçaren një miliardere në mars të vitit 2019, ndërsa në një artikull të publikuar së fundmi, ata e hoqën atë nga lista e miliarderëve pasi zbuluan se biznesi i saj është ‘dukshëm më i vogël dhe më pak fitimprurës’ sesa që të tjerët besuan.

Ky artikull u bazua në një analizim të dosjeve financiare në momentin që Jenner shiti 51% të aksioneve të markës së saj “Kylie Cosmetics” te “Coty” në janar për 600 milionë dollarë.

Ndërkohë kompania e madhe e bukurisë “Coty”, i cili ka 51% të aksioneve në kompaninë e Kylie Jenner me vlerë 600 milionë dollar, njoftoi dje se po bënte një numër ndryshimesh që do t’i lejonte kompanisë të përqëndrohet në prestigjin e saj thelbësor.

Ky lajm vjen pasi aksionet e Coty-t ranë me 13% që në momentin që “Forbes” hoqi Kylie Jenner nga lista e miliarderëve dhe e akuzoi atë për mashtrim.

“Forbes” gjithashtu akuzon Kylie Jenner për krijimin e deklaratave tatimore të falsifikuara.

Pra, gjërat nuk duken aspak mirë në botën e Kylie Jenner, e cila rrezikon edhe burg nëse të gjitha këto akuza në gjyq dalin të vërteta.

Shpërndaj me

Loading...