fbpx

Nuk ka si të ndodhë ndryshe çdo ditëlindje të Kylie Jenner, veçse festa të fillojë një javë më herët dhe të gjithë ta marrin vesh për festën e saj.

Këtë vit, bukuroshja e “KUWTK” mbush 23 vjeç dhe me siguri ju ka zënë syri në Instagram pamje nga festimet e ditëlindjes.

Kylie nisi të marrë që herët buqeta me lule të cilat mbushnin shtëpinë e saj dhe “ingranoi” fansat për një super festë ditëlindjeje. Megjithëse ende nuk ka treguar si e ka festuar sot këtë ditë, mjaftuan story-t e tjera të 23-vjeçares për të imagjinuar si ka kaluar sot dita e saj.

Në oborrin e saj qëndronin shkronjat gjigante “Gëzuar ditëlindjen Kylie” dhe as nuk duam ta mendojmë ç’dhuratë i ka bërë vetes këtë vit.

Me siguri këtë ditëlindje, si çdo event tjetër, Kylie duhet të jetë bërë “matchy-matchy” me shpirtin e saj binjak, Stormin.

Mezi po presim të shohim më shumë!

Shpërndaj me

Loading...