fbpx

Kylie Jenner ka bërë pjesë të dollapit të saj të gjithë fansat për të treguar se çfarë mban brenda çantës. 23-vjeçarja publikoi në “Youtube” një video me titull “What’s in my bag”, përmes së cilës zbuloi të gjitha produktet që nuk i mungojnë asnjëherë në çantë.

Ajo tregoi se produkti më i rëndësishëm që ajo ka çdo ditë me vete është një dezinfektes duarsh nga marka e saj, që nuk ka dalë akoma në treg. Kylie zbuloi dhe disa produkte të tjera që nuk kanë dalë ende në shitje, duke përfshirë lidhset Kylie Skin dhe një shkëlqyes buzësh

Por produketet e markës së saj nuk mbaruan me kaq. Ajo tregoi se pudra e preferuar është nga Kylie Cosmetics, ndërsa parfumi më i mirë për të është ai që ajo realizoi në bashkëpunim me Kim Kardashian për KKW Beauty. Të tjera produkte që Kylie mbante në çantë nga marka e saj ishin pecetat për pastrimin e grimit, kremi i diellit, balsami për buzët dhe një buzëkuq.

Sigurisht që ajo mbante në çantë edhe objekte të tjera që i duhen në përditshmëri si portofolin, syzet e diellit, maskat, karikues telefoni, një kamer të vogël që ja dhuroi motra e saj Kendall për ditëlindje etj.

Megjithëse videoja e saj mori vëmendjen e të gjithëve, fansat mbetën shumë të zhgënjyer. Sipas tyre Kylie nuk ishte treguar shumë origjinale dhe se e kishte bërë të gjithë videon për të reklamuar produktet e saj nga Kylie Skin dhe Kylie Cosmetics.

“8 minuta dhe 2 sekonda që Kylie reklamon vetëm produktet e saj”, komentoi një person një video.

“Unë mendova se kjo do të ishte diçka më realiste, por ajo thjesht po promovon veten ose familjen e saj”, shprehet dikush tjetër.

Në fakt Kylie Jenner me siguri nuk i bëjnë aspak përshtypje të tillë kritika, sepse për të janë shumë të zakonshme. Kujtojmë se së fundmi ajo dhe familja e saj morën vendimin për t’i dhënë fund spektaklit “Keeping Up With The Kardashians” pas 14 vitesh.

Shpërndaj me

Loading...