Skuadra e Los Anxhelos Galaksi ka konfirmuar përjashtimin e futbollistit serb, Aleksander Katai, për shkak të disa postimeve ekstremisht raciste, të postuara nga bashkëshortja e tij në “Instagram” në lidhje me vdekjen e Xhorxh Flojdit.

Tea Katai, bashkëshortja e lojtarit, në gjuhën serbishte, në një fotografi ka shkruar: “Të zinjtë nuk mërzitën për vdekjen e Xhorxh Flojd, por vetëm duan atlete NIKE”, duke ironizuar sulmet e shumta që janë bërë në dyqanet prestigjoze këto ditë. Dy ditë pasi këto video u bënë virale në gjithë Amerikën, ka reaguar vet presidenti i klubit, që njoftoi shkarkimin e Aleksander Katai.

Ndryshe Katai ishte bashkuar me amerikanët vetëm në muajin dhjetor si lojtar i lirë, pas aventurës me Çikago Fajër.

Shpërndaj me

Loading...