Kampionati spanjoll është duke bërë përgatitjet e fundit që në muajin e ardhshëm të rifillojë sezonin, por ndeshjet duhen të luhen pa tifozë, shkaku i pandemisë  “COVID-19”. Mirëpo tani ka një mundësi që nga sezoni i ardhshëm, tifozët të jenë sërisht në stadiumet e kampionatit spanjoll.

“Ne nuk e kemi përjashtuar atë. Në varësi të asaj se si përparon pandemia dhe si se qëndron situata, ne mund të kërkojmë të vendosim një numër të caktuar tifozësh në stadiume në sezonin e ardhshëm. Tani për tani, qëllimi kryesor është të jemi në gjendje të përfundojmë këtë sezon”, ka thënë mes tjerash Irene Lozano, presidente e Këshillit Spanjoll të Sporteve.

Në La Liga kanë mbetur edhe 11 xhiro për t’u zhvilluar këtë sezon, me Barcelonën që kryeson me dy pikë më shumë se sa Real Madridi

Shpërndaj me

Loading...