Ekipi i Inzaghit ka humbur në transfertë me rezultatin 2-1 ndaj Leçes.  Takimi nisi mirë për të besuarit e Inzaghit që gjeti golin në minutat e para me Kaisedos që në minutën e pestë të sfidës. Leçe nuk u shokua, por arriti të barazojë me anë të Babakariy, në minutën e 30-të. Në fundin e pjesës së parë, Mankosu pati mundësinë të çojë shifrat në 2-1, por gjuajti një penallti skandaloze.

Leçe arriti të gjejë golin e dytë. Lucioni në të 47-ën kompletoi përmbysjen e Leçes dhe i dha tri pikët ekipit modest, si dhe i shkaktoi humbjen e dytë radhazi Lazios, pas humbjes ndaj Milanit me rezultatin 0-3.

Shpërndaj me

Loading...