fbpx

Është Lacio që vazhdon të insistojë për sulmuesin e kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqin. Pasi që ditë më parë, mediat turke raportuan se Fenerbahçe ka refuzuar një ofertë prej 15 milionë euro të Lacios, të rejat e fundit nga Italia thonë se ekipi kryeqytetas ka nisur një tjetër ofertë. Sipas gazetarit Italian, Di Marzio, skadra e Lacios tani i ka ofruar skuadrës turke 18 milionë euro për Muriqin.

Pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve ka bërë që Lazio të kërkoj me deomos përforcimin e fazës së sulmit, me Muriqin që konsiderohet si njeriu i duhur. 26 vjeçarim nga Kosova, ka pasur një sezon të mirë te Fenerbahçe, ku në 32 paraqitje ka shënuar 15 gola në kampionatin turk.

Shpërndaj me

Loading...