Lavdrim Fazliu është anëtari më i ri i skuadrës së Pelisterit, pasi që sot skuadra nga Manastiri konfirmoi përforcimin e katërt në merkaton e janarit. Bëhet fjalë për futbollistin 20 vjeçar, i cili mund të luajë në shumë pozita në sulm. Karrierën profesioniste e filloi të Rabotniçki, mirëpo atje nuk mori hapësirën për të dëshmuar kualitetin e tij dhe tani beson se në mjedisin e ri do të mund të ndihmojë skuadrën që të arrijë objektivat e veta. Ditë më parë, skuadra manastirase u forcua me ardhjen e Borhën, Spirkoskit dhe Rexhepit.

Shpërndaj me

Loading...