Shumë kompani në periudhën e ardhshme do të ndiejnë pasojat e krizës në të cilën ka hyrë ekonomia vendase dhe botërore, tha në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të VMRO-DPMNE-së, Darko Lazarov.

“Ne shohim që në mars prodhimi industrial ka rënë, se eksporti i ekonomisë maqedonase po bie në mënyrë progresive. Një numër ndërmarrjesh ende do të përjetojnë krizën në muajt e ardhshëm,” tha Lazarov.

Shpërndaj me

Loading...