fbpx

Kampionati i basktebollit në NBA, pas 5 muajve u rikthye me dy sfida në Diznilend të Floridas. Në derbin e Los Anxhelosit, skuadra e Lejkersit mundi Klipersin me 103-101. Entoni Dejvis ishte më i mirë në terren me 34 pikë, 8 kërcime dhe 4 asiste. Mirëpo ishte Lebron Xhejms, ai që vendosi përballjen , duke shënuar pikët vendimtare, në 12 sekonda para përmbylljes së takimit.

Te mysafirët u dallua Poll Xhorxh, i cili regjistroi 30 pikë. Në përballjen e dytë, Juta Xhaz mundi skuadrën e Nju Orlinsit me rezultat 106-104.

Shpërndaj me

Loading...