fbpx

Edhe pak ditë i ndajnë Ledri Vulën dhe Sara Hoxhën nga ardhja në jetë e bebushit të tyre të parë.

Sara është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe së shpejti do të sjellë në jetë një vajzë, të cilën po presim ta shohim me padurim!

Në rrjete sociale, Sara nuk na i ka kursyer aspak pozat me barkun e rrumbullakosur dhe rrëfimet e sinqerta mbi vuajtjet gjatë shtatzënisë, duke bërë pjesë të jetës së saj mijëra ndjekës në Instagram.

Gjithashtu Ledri publikon shpesh foto me partneren, ndërsa postimi i fundit na mori vëmendjen të gjithëve.

Duket se Sara është tepër sportive edhe në ditët e fundit të shtatzënisë dhe këtë e ka treguar në pushimet e tyre në Brezovicë.

“Kung Fu Mama”- shkruar Ledri krahas fotos ku partnerja e tij ka pozuar duke bërë “mundje” teksa ka ngritur njërën këmbë para kameras.

Në një foto tjetër, Sara tregon sa shumë i është rrumbullakosur barku, ndërsa mbrëmja na u ëmbëlsua me këtë pozë!

Gjatë një interviste së fundmi, Ledri na i shkriu zemrat të gjithëve teksa tregoi se sa shumë e ka ndryshuar fakti që do të bëhet baba.

“A do të jem atje për ta mbrojtur kur ta ngacmojë dikush? Më ka bërë të reflektoj, më ka bërë të sillem edhe më mirë me Sarën.”- ka rrëfyer reperi ndër të tjera për të bijën që ende s’ka ardhur në jetë.

Shpërndaj me

Loading...