fbpx

Skuadra e Los Anxhelos Lejkers konfirmohen si skuadra më e mirë në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 124-121 ndaj Denverit, një përballje mes dy ekipeve më të mira në NBA. LeBron Xhejms realizoi 29 pikë e 12 asist, mbështetur nga Dejvis me 27 pikë dhe Kuzma me 25 pikë.

Skuadra kampione e Torontos arrin një fitore të rëndësishme ndaj Milluokit me shifrat 114-106, duke u konfirmuar si një ndër ekipet pretendente për titull edhe këtë sezon. Mungesa e Antetokounmpos u ndje te skuadra e Milloukit, ndërsa për kanadezët u dallua Bousher me 25 pikë e 11 kërcime.

Shpërndaj me

Loading...