fbpx

Pas një nate të vështirë ndaj Toronto Raptors, Entoni Dejvis është rikthyer të shkëlqejë në përballjen ndaj Juat Xhazit, për të ndihmuar LA Lejkersin që të shënojë fitore 116:108. Me Këtë fitore skuadra nga Los Anxhelos siguron plej-offin për herë të parë pas vitit 2013 dhe vendin e parë për herë të 17-të në histori. Dejvis realizoi 42 pikë, 12 kërcime dhe 4 asiste, ndërsa LeBron Xhejms shtoi 22 pikë, 8 kërcime dhe 9 asiste.

Te Juta Xhaz  dy më të dalluarit ishin Mitçell me 33 pikë dhe Konlej me 24 pikë.  Në përballjet e tjera, Nju Orlinsi mundi Memfisin me 109-99 dhe Filadelfia mundi San Antonion me rezultat 132-130.

Shpërndaj me

Loading...