fbpx

Në fillim të merkatos verore, Armando Sadikun e kërkoi Arisi i Selanikut, e pastaj edhe Pogon Shçzecin në Poloni. Por të dy skuadrat bënë oferta shumë të ulta ekonomike, nën 1 milion euro që Levante as nuk i mori në konsideratë pasi vlerëson shumë më tepër Sadikun. Sipas mediave spanjolle, klubi i ka vënë një çmim prej 2,5 milionë eurosh kartonit të lojtarit që bleu për 1,4 milionë euro nga Legia e Varshavës.

Edhe në Spanjë kishte interesim për të duke filluar nga Malaga ku ishte në huazim, për të vazhduar me Sporting Hihonin dhe Tenerife. Por asnjë prej tyre nuk është në gjendje që të paguajë një shifër si ajo që kërkon Levante, sidomos në këtë vit ku vështirësitë ekonomike janë shtuar nga pandemia.

Shpërndaj me

Loading...