Skuadrat e Ligës së Dytë në Maqedoni kërkojnë ndihmë konkrete financiare që të mbijetojnë krizën ekonomike dhe financiare, e cila i ka sjellë në prag të mbijetesës. Ata janë drejtuar qeverisë së Maqedonisë përmes një letre, në të cilën kanë shkruar se do të hjekin dorë nga vauçerët që u janë dhënë për vitin 2020.

“Klubet e futdbollit janë në baza amatore dhe nuk kemi të ardhura në asnjë bazë dhe të ardhurat e vetme janë donacionet, të cilët janë në lidhje me vauçerët dhe sponsorizimet dhe nga aplikimi i sistemit me vauçerët, ata janë baraz me zero. Në këtë moment përballemi me një situate, ku nuk mund të realizojmë vauçerët, ose të kemi sponsor nga kompanitë, ndërsa harxhimet mbeten të njëjtat. Ato janë të ardhurat personale për shumë pak persona, si mënyrë e vetme për të finansuar futbollistët dhe personat e tjerë të angazhuar në klub. Këtu janë edhe harxhimet e tjera për pajisje, organizim të ndeshjes, harxhime materiale, për ushqim, për akomodim të futbollistëve nga qytetet e tjera, dhe mos të harohet edhe kotizimi prej 8 mijë euro, nga e cila janë liruar skuadrat e Ligës së Parë. Shpresojmë që të do të në ndihmoni dhe të shpëtoni klubet nga gara më masovike në botë – futbolli,” thuhet mes tjerash në kërkesat e skuadrave të Ligës së Dytë në Maqedoni.

Shpërndaj me

Loading...