fbpx

Skuadrat e Seviljës, Bajer Leverkuzenit, Bazellit dhe Vulverhemptonit, siguruan biletën e çerekfnales në Ligën Evropa, duke eliminuar skuadrat: AS Roma, Aintraht Frankfurtit, Gllazgou Renxhersin dhe Olimpiakosin.

Në letër pritej të ishte një ndeshje shumë më e vështirë, por Sevilja ka bërë gjithçka me lehtësi kundër Romës, duke triumfuar 2:0.  Spanjollët kaluan në epërsi qysh në minutën e 22’ të takimit, kur Sergio Reguillon gjeti golin. Një minutë para fundit të pjesës së parë, Youssef En-Nesyri tundi rrjetën e romakëve për herë të dytë.

Në raundin e çerekfinales, skuadra spanjolle përballet me Vulverhepmtonin, e cila eliminoi Olimpiakosin, falë golit të shënuar nga Himenezi nga pika e bardhë.

Ashtu siç edhe pritej, Bajer Leverkuzen siguroi biletën për 1/8-ën e finales së Ligës së Evropës. ‘Aspirinat’ kanë fituar me 1:0 në ‘BayArena’, për të çuar rezultatin final në 4:1.

Skuadra gjermane në çerekfinales përballet me skuadrën e Interit, që ditë më parë mundi Getafen me 2-0.

Në çerekfinale kalon edhe skuadra zvicerane e Bazellit që mundi Aintraht Frankfurtin me 1-0 ose 4-0 me rezultat të përgjitshëm dhe në raundin tjetër sfidon Shahtar Donjetskun.

Shpërndaj me

Loading...