Në një fermë në Eus të Francës, ku dielli shkëlqen më shumë se 320 ditë në vit, rritet lloji i limonit më i shtrenjtë në botë, shkruan Alsat. Më pak se gjysmë kilogrami kushton 100 deri 150 dollar. Fruti i cili në Angli njihet si gisht-limoni, në këtë vend të Francës njihet si “kaviar” limoni. Me pamje është shumë i vogël kurse në brendësi ka përbërje me pamje të rruazave. Ky lloj fruti kushton shumë për shkak të shijes së veçantë dhe për shkak se drunjtë e tij nuk janë shumë frytdhënëse. Ai shërbehet në restorantet më luksoze të Francës.

Shpërndaj me

Loading...