Lionel Mesi do të mungojë në rifillimin e sezonit në La Liga, për shkak të lëndimit. Barcelona informoi se argjentinasi lëshoi stërvitjen, pasi që ka kërkuar pushim dhe se nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim serioz. Mirëpo e vërtetë është se Mesi ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë dhe duhet të pauzojë për një kohë pak më të gjatë. Argjentinasi ishte në ekzaminime mjekësore pas së cilës është konfirmuar lëndimi dhe për këtë lloj lëndimi do të duhet një kohë më të gjatë të pushimit. Sipas mediave në Spanjë, koha e rikuperimit është 10 ditë, andaj Mesi do të jetë në garë me kohën që të jetë gati për duelin me Majorkën. Barcelona do të rifillojë sezonin në transfertë, kundër Majorkës më 13 qershor.

Shpërndaj me

Loading...