Ylli argjentinas, Lionel Mesi, ka shtuar dy asistime në emrin e tij, në golat e e shënuara nga Antoan Grizman dhe Luis Suarez. Me këto dy asistime, Messi ka vendosur një tjetër rekord, kësaj radhe personal, në kuadër të asistimeve. Në golin e shënuar nga Grizman, ylli argjentinas regjistroi asistin e 19-ti në këtë sezon në La Liga, një shifër, të cilën nuk e kishte arritur asnjëerë më parë.

Mesi, përveç se është asistuesi më i mirë në La Liga, ylli argjentinas prinë edhe listën e golashënuesve, duke shënuar 22 gola deri më tani. Kujtojmë se Barcelona shënoi fiore me rezultatin 1:4, duke treguar se nuk është e dorëzuar në garën për titullin.

Shpërndaj me

Loading...