fbpx

Kampioni aktual i Anglisë, skuadra e Liverpullit ka zyrtarizuar përforcimin e parë këtë verë. Bëhet fjalë për grekun Kostas Tsimikas, i cili luan në krahun e majtë të mbrojtjes dhe është aktualisht 24 vjeçar. Mbrojtësi grek vjen te skuadra angleze nga skuadra e Olimpiakosit.

Sipas mediave greke, Liverpulli ka paguar 11.7 milionë funte për kartonin e lojtarit grek, I cili te “The Reds” do të vesh fanellën me numrin 21. Kujtojmë se mbrojtësi grek, Kostas Tsimikas ka debutuar me Olimpiakosin në vitin 2015 dhe kishte 86 paraqitje me skuadrën greke.

Shpërndaj me

Loading...