Superliga e Kosovës është rikthyer pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë COVID-19. Ndeshja e parë që sinjalizoi rikthimin e kampionatit të Kosovës u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” ndërmjet skuadrës së Llapit dhe Dukagjinit.  Këtë sfidë, të vlefshme për xhiron e 23-të në IPKO Superligën e Kosovës në futboll, e fituan vendasit me rezultat 4-1.

Rezultati u zhbllokua me të filluar takimi, Elvis Prençi ka realizuar pas një ndërprerje të skuadrës vendase, për 1-0, në minutën e 3’. Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48’, Kastriot Selmani realizoi për 2-0. Kurse tre minuta më vonë, Erblind Mulaj ngushtoi epërsinë në 2-1, por vendasit shënuan edhe dy herë deri në fund. Në minutën e 68’, Ersil Ymeri realizoi për rezultatin 3-1, kurse ne fund shenoi Veliu. Superliga e Kosovës në futboll rikthehet pas gati tre muajsh pushimi shkaku i pandemisë së koronavirusit. /Front Online/

Shpërndaj me

Loading...