Ekonomia e vendit është në “këmbë të qelqtë”, dhe për këtë është e nevojshme që masat e qeverisë të vazhdojnë në muajt e ardhshëm në mënyrë që kriza të përballohet. Odat ekonomike thonë se kriza e shkaktuar nga korona do ta vështirësojë rimëkëmbjen e ekonomisë. Më shumë ndihmë duhet të drejtohet për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme pasi ato janë bartës të aktivitetit ekonomik.

“Komuniteti i biznesit është në këmbë të qelqta. Ajo që përdorën si masa sigurisht është e mirëpritur, por jo sa duhet për të vazhduar më tej.” Në të ardhmen, nëse Qeveria tjetër nuk përqendrohet në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, do të jetë katastrofike për tërë ekonominë e vendit tonë “- deklaroi Gabriela Kulebanova – Lidhja e Odave Ekonomike.

 Nga ana tjetër, Ministrja e Financave pretendon se deri më tani shteti ka paguar vetëm 70 milion euro ndihmë për ekonominë, për t’u marrë me krizën e koronës.

 “Përgatitëm tre pako që ishin menduar dhe jo vetëm për tajmingun, por të japin rezultate dhe efektet e pritura afatshkurta dhe afatmesme. Nëse flasim për masën për investime dhe konkurrencë, Qeveria mendon për rritjen e konkurrencës dhe produktivitetit”- pohoi Nina Angellovska, ministre e financave.

 Qeveria si ndihmë për ekonominë për uljen e dëmeve të shkaktuara nga Pandemia miratoi tre pako masash ekonomike. Për kompanitë u miratuan dy linja kredish pa kamata nga Banka për zhvillim, u subvencionua rroga minimale si dhe subvencionim i gjysmës së kontributeve. Masat e fundit të miratuara nga Qeveria janë të mjaftueshme për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Andrea Çobanova

 

 

 

 

Shpërndaj me

Loading...