Lokomotiva e Zagrebit ka arritur një sukses të madh duke siguruar finalen e Kupës në Kroaci, falë fitores 1-3 ndaj skuadrës së Slaven Belupos. Një pjesë të madhe të meritës së këtij kualifikimi e kishin edhe futbollistët shqiptarë, ku Enis Çokaj dhe Myrto Uzuni, shënuan nga një gol. Belupo hapi rezultatin në minutën e 6-të, ndërsa Lokomotiva u rikthye duke barazuar shifrat në minutën e 68-të, me golin e Çokajt. Ndërkohë në minutën e 80-të, Lokomotiva kaloi në epërsi, para se Uzuni të shënojë në minutën e 95-të për 3-1. Në finale Lokomotiva do të presë fituesin e sfidës mes Riekës dhe Osijekut,  ku aktivizohet Eros Grezda.

Shpërndaj me

Loading...