fbpx

Sonte do të zhvillohen dy ndeshjet tjera të çerekfinales në edicionin e 11 të Ligës Evropa. pas së cilës do të mësohen emrat e skuadrave që do të luajnë në gjysmëfinale. Në qendër të vemdendjes është takimi në mes Vulverheptonit dhe Seviljës, i cili do të zhvillohet në stadiumin në Duisburg të Gjermanisë.

 Zhulen Lopetegi, trajner i Sevilës

“Ne hyjmë në këtë përballje me mjaft motiv, pasi që është një takim ndryshe nga përballjet në La Liga. Vulverhemptoni sjell nxitje për një ndeshje të fortë, andaj ne duhet të jemi gati për çdo sfidë në terrenin e gjelbër. Ata janë një skuadër e forte, e cila sjell brenga për secilën skuadër kundërshtare. Do të jetë një ndeshje e fortë në të cilën secila skuadër do të kërkojë maksimumin.”

Nuno Esperito, trajner i Vulverhemptonit

“Nuk e dij se sa milje kemi kaluar këtë sezon. Është një gjë e çmenduar atë që e kemi arritur në këtë sezon dhe tani është kohë që të bëjmë edhe përpjekjet finale ndaj një kundërshtari të fortë. Të jesh në mesin e 8 ekipeve më të mira në Liga Evropa është një gjë e madhe, andaj çdokush duhet të kuptojë se çka kanë arritur këta futbollist.”

Arritjen më të madhe në Kupat e Evropës, skuadra angleze i ka arritur në Kupën UEFA, në vitin 1972, kur në finale u mundën nga Totenhami me rezultat të përgjithshëm 3-2.

Ndërkohë çerekfinalja e fundit është ajo mes Shakhtar Donjetskut dhe Bazellit, që do të zhvillohet në stadiumin “Veltins Arena” në Shalke.

Fituesi i përballjes së fundit, do të takohet me Interin në gjysmëfinale, pasi që ekipi Italian mundi Bajer Leverkuzenin me 2-1, me golat e Barrella-s dhe Lukakus, ndërsa golin e ngushëllimit për gjermanet e shënoi Kai Havertz. Ndërkohë Man. Junajted mundi Kopenhangën vetëm pas kohës shtesë, falë një goli nga penalltia të realizuar nga Bruno Fernandes.

Shpërndaj me

Loading...