fbpx

Loredana është një nga personazhet më aktivë në rrjetet sociale dhe ndoshta është kjo arsyeja më e fortë pse veprimi i saj i fundit ka surprizuar fansat. Lori ka fshirë llogarinë e saj në Instagram, e gjithçka që mund të bëjmë tani është të gjejmë ‘pse’-në.

Reperja nuk ka dhënë arsye lidhur me këtë vendim, megjithatë duket se ajo preferon të shkëputet për disa kohë nga rrjetet sociale. Në profilin e vogëlushes Hana, Loredana ka postuar dy foto krah së bijës, në njërën prej të cilave shkruan: “Parajsë”. Ndoshta, largimi nga sytë e publikut për disa kohë do të jetë në dobi të Loredanës, ndërsa një tjetër dyshim që kanë ngritur fansat është: mos ndoshta reperja po punon për ndonjë album të ri?

Nuk do ishte keq, pasi Loredana gjithmonë ka treguar se me energjinë që e karakterizon, arrin të bëjë shumë zhurmë në rrjet. Nga ana tjetër, reperja ka hasur jo pak probleme me drejtësinë në Zvicër dhe një përqindje tejet e vogël mundësie është që ‘zhdukja’ e saj nga Instagrami mund të lidhet në një mënyrë apo në një tjetër me ndonjë çështje të re. Megjithatë, ne jemi të sigurt që ky vendim ka ardhur vetëm për hir të privatësisë dhe shfrytëzimit në maksimum të kohës me Hanën

Shpërndaj me

Loading...