fbpx

Kreu i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Darko Dimovski, në paraqitjen e tij të sotme në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, vlerëson se blerja e stazhit për pensionim të parakohshëm, duhet të jetë në kurriz të punëdhënësve, e jo të punëtorëve. Kreu i LSM-së theksoi se pas njoftimit të qeverisë për reforma në mënyrën e pensionimit, po punohet për hartimin e këtij propozimi.

“Ne si LSM jemi duke punuar në këtë propozim – kush do ta blejë stazhin. Siç e dimë, ne jemi kritikuar nga punëdhënësit se jemi joproduktiv për vitet e shtyra, kur jemi para pensionit, kështu që unë mendoj se për të kapërcyer këto kritika, qeveria ofroi të paguante 18.8% në vit, unë mendoj se këtë duhet ta paguajnë punëdhënësit”, tha Dimovski.

Shpërndaj me

Loading...