fbpx

Në fitoren e ekipit të tij Dallas, ndaj Sakramentos, 114 me 110, Luka Donçiç regjistroi 34 pikë, 20 kërcime dhe 12 asistime. Me këto shifra, Donçiç u bë lojtari i parë i Maveriksit që realizon diçka të tillë. Asnjë basketbollist tjetër në histori të këtij klubi nuk ia doli të arrijë tripëll-dabëll me të paktën 30 pikë, 20 kërcime dhe 10 asistime. Pos kësaj, Donçiç u bë edhe lojtari më i ri në NBA, që regjistron tripëll-dabëll me të paktën 30 pikë e 20 kërcime. Këtë arritje, slloveni e bën me 21 vjet e 158 ditë.

Shpërndaj me

Loading...