Fluturimet e pasagjerëve për dhe nga aeroporti i Luksemburgut do të rifillojë në 29 maj, njoftoi aeroporti ”Lux” duke specifikuar se janë vendosur masa të rrepta higjieno-sanitare.

Fluturimet ishin pezulluar pothuajse dy muaj më parë.

Ato do të rifillojnë në fund të majit me fluturimet e ”Luxair” për në Stokholm, Lisbonë, Porto, Hamburg dhe Monako.

Ndër masat e marra ekziston detyrimi për veshjen e maskës në terminal në zonat ku nuk është e mundur të mbahet një distancë minimale prej dy metrash.

Aeroportit ka rinovuar impiantin e ajrimit dhe ka instaluar gjithashtu mbrojtje fizike ndaluese, si për shembull dritaret me pleksiglas.

Shpërndaj me

Loading...