fbpx

Vazhdimisht në rrjete sociale, reperi shumë i dashur për publikun shqiptar Lyrical Son, tregon se është një tip tepër familjar.

Në llogarinë e tij në Instagram, shumicën e postimeve e zënë fotot me bashkëshorten dhe dy vajzat, Eva dhe Erika. Lyrical është tepër i dhënë pas vogëlusheve dhe jashtëzakonisht romantik me partneren e tij, Gresën.

Nuk është hera e parë që shohim dedikime të ëmbla e fjalë të bukura dashurie për bashkëshorten e tij, mirëpo ky i sotmi na i shkriu zemrat totalisht!

Reperi dhe Gresa kanë mbushur plot 8 vite të martuar, ndërsa Lyrical gjeti fjalën më të bukur për të përshkruar martesën e tij.

“8 vjet si 8 minuta”- shkruan reperi krahas fotos ku çifti shfaqet duke shijuar një darkë romantike.

Shpërndaj me

Loading...