Presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, njoftoi se sot do ta prezantojnë ilaçin bimor parandalues dhe mjekues të cilën e kanë zhvilluar kundër koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu.

Ai duke folur për televizionin kombëtar TVM, tha se ilaçi bimor “Covid Organics” i cili është zhvilluar dhe ka kaluar testet klinike nga Instituti për Hulumtime të Aplikuara të Madagaskarit (IMRA) është gati.

Rajoelina theksoi se “Covid Organics” përbëhet nga shumë barëra shëruese në mesin e të cilëve edhe “gjethe pelini” që njihen edhe si bima artemisia.

Presidenti i vendit njoftoi se menjëherë do të fillojnë me prodhimin serik të ilaçit, duke shtuar se artemisia është e njohur në botën mjekësore për trajtimin e malaries.

Ai bëri të ditur se karantina që përfshinte shumë qytete përfshirë edhe kryeqytetin Antananarivo do të hiqet, ndërsa ora policore mes 21:00 dhe 04:00 do të vazhdojë.

Në vend nuk ka humbur jetën asnjë persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 83 raste, prej të cilëve 39 janë shëruar.

Artemisia ia solli Çmimin Nobel mjeku kinez

Artemisia e cila nga shkencëtarët kinezë u përdor për trajtim gjatë Luftës së Vietnamit, gjatë kohë testohet në laborator.

Së fundmi mjeku kinez Youyou Tu për arsye se zbuloi dhe pastroi substancën e artemisisë që ka një efekt të lartë shkatërrues në trajtimin e malaries, kishte fituar Çmimin Nobel në vitin 2015.

Shpërndaj me

Loading...