fbpx

Kemi njohur shumë persona të jenë fanatik pas horoskopit, por nuk na kishte rastitur të dëgjonim një histori të tillë si kjo e Madonna-s. Këngëtarja e famshme, fituese e 7 çmimeve Grammy, ka refuzuar të punojë me DJ David Guetta për prodhimin e albumit të saj të 12-të për shkak të shenjës së tij të horoskopit.

Madonna u interesua vetë e para të punonte me Guetta-n, pasi ai fitoi një çmim Grammy në 2011-tën për miksimin e këngës së saj, Revolver.

“Ajo më tha se e kishte pëlqyer shumë miksimin dhe se unë do t’i prodhoja albumin e radhës. Unë arrita për drekë. Flasim për gjithçka, muzikën, çfarë donte të bënte ajo me albumin. Shumë mirë. Jemi thjesht unë dhe ajo. Shumë të relaksuar. Konsumojmë drekën dhe fillon të mendosh kur do punojmë bashkë”, ka treguar DJ i njohur për “Mcfly et Carlito”.

Më pas Madonna e kishte pyetur për shenjën e tij të horoskopit dhe David i ishte përgjigjur: “Akrepi”.

“Papritur ajo bën një fytyrë dhe më thotë: ‘Më vjen keq, nuk do të punojmë bashkë. Ishte kënaqësi që të njoha. Mirupafshim!”, rrëfeu Guetta.

Madonna punoi me një akrep në 1994 kur vendosi të punësonte Bjorke për të shkruar bashkë këngën “Bedtime Story” për albumin e saj të gjashtë. Ndërkohë vetë David Guetta ka bashkëpunuar me një numër të madh artistësh me famë ndërkombëtare dhe deri më sot nuk ka pasur asnjë problem, por mesa duket Madonna qenka tipiku i personave të varur nga horoskopi!

Shpërndaj me

Loading...